I dënuar në Itali për përfshirje në një organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë. Pritet ekstradimi i tij

0
110

Një 39-vjeçar është arrestuar në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Part of”.

Henerik Boba alias Ermal Hitaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me mbi 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Kapja dhe arrestimi i tij u krye nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në lagjen “10 korriku” në Vlorë.

Gjykata e Firences e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi./abcnews.al