Genci Balla i dènuar në burgun e Peqinit për terròrizëm dhe i vendosur në regjimin “41 bis” është transferuar me ùrgjencë në spítalin e bùrgut në gjendje të rëndë shëndetësore. Prej disa ditësh ka refuzuar regjimin e ri dhe ndodhet në grevë urie ndërsa akùzon drejtuesit e bùrgut se po e tòrturojnë.
Më 30 Korrik, Ministrja e Drejtësisë firmosur ízolimi e 7 bosëve të krímit. Personat e parë që u izòluan plotësisht si pasojë e sistemit 41 bis janë: Genci Balla, Endrit Zela, Arbjon Aliko. Emiljano e Blerim Shullazi, Gilmandio Dani dhe Endri Qyqja.
Çfarë është regjimi 41 bis – Për herë të parë të parë në Itali termi “41-bis” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit máfioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Me vdèkjen në qeli të bosit të Cosa Nostrës, Toto Rina në nëntor të 2017-ës, “41-bis” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në bùrgje.
Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të bùrgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e máfies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kríminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrásje dhe kríme ndërkohë që ishin të bùrgosur.
Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikt, ku saktësohet sipas ligjit Italian, maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të bùrgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minuteshë në muaj, edhe ajo e regjistruar.
Çdo korrespondencë me jashtë do të jenë e kontrolluar. I vetmi komunikim që i shpëton monitorimit, është posta institucionale me pjesëtarë të parlamentit dhe me autoritetet nacionale dhe europiane dhe me institucione të drejtësisë. Të bùrgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo para. (Faxweb.al)