Polica ka arrestuar shtetasin me iniciale N.J.,I cili dyshohet se i dhunoi pronën dhe kreu veprime të turpshme para një femre në Divjakë. Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin N. J., banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka shkatërruar pronën e një shtetasje dhe ka kryer vepra të turpshme në prezencë të saj.