I dyshuar për abuzim arrestohet djali 27-vjeçar i princeshës norvegjeze

0
26

Kriza që prek pallatet norvegjeze për djalin e parë të mbretëreshës së ardhshme Mette Marit vazhdon. Djali i saj 27-vjeçar u arrestua, këtë herë, si i dyshuar për përdhunim.

Policia tha në një deklaratë se Marius Borg Hoibi, i cili lindi para martesës së nënës së tij në vitin 2001 me princin e kurorës Haakon të Norvegjisë, trashëgimtarin e fronit norvegjez, u arrestua të hënën mbrëma.

Ai dyshohet se ka shkelur kodin penal “në lidhje me marrëdhëniet seksuale me dikë që është pa ndjenja ose përndryshe i paaftë për t’i rezistuar aktit”, thuhet në deklaratë, raporton The Guardian. “Ajo që policia mund të thotë për përdhunimin është se ai përfshin një akt seksual pa marrëdhënie. Mësohet se viktima nuk ka mundur t’i rezistojë aktit”.

 

Borg Hoibi u arrestua më 4 gusht pas një incidenti në banesën e një gruaje në Oslo gjatë natës dhe u akuzua për lëndim trupor, me të cilën ishte në një lidhje, sipas policisë.

Mediat norvegjeze raportojnë se policia gjeti një thikë të mbërthyer në një nga muret e dhomës së gjumit të gruas në atë kohë.

27-vjeçari u arrestua sërish në shtator për shkeljen e urdhrave të ndalimit. Sipas policisë, djali i princeshës norvegjeze ishte në një makinë me viktimën e dyshuar nga ngjarja e gushtit kur u arrestua. Policia tha gjithashtu se dyshimet në lidhje me incidentin e gushtit përfshijnë dhunën në familje dhe tha se nuk ishte ende e qartë nëse ai do të mbahet në paraburgim./abcnews.al