Informacion i dites se sotme dt.13.01.2026 per qarkun Elbasan.
Ne qarkun Elbasan kemi pasur mot te karakterizuar me temperatura te uleta qe ne zonat malore jane ne vlera negative.
Ne akset rrugore nacionale Elbasan-Q.Thane, Elbasan-Gjinar si rezultat i temperaturave te uleta eshte hedhur kripe ne gjithe pikat problematike. Qarkullimi vijon normalisht.
Gjate mbremjes se djeshme jane trajtuar me kripe edhe disa pika problematike ne qytetin e Elbasanit.
Prurjet e lumit Shkumbin dhe perroit te Zaranikes jane ulur dhe nuk paraqesin rrezikshmeri.
Edhe shkarkimet nga HEC Banje jane ulur dhe se bashku me prodhimin jane 190m3/sek.


