Policia e Tiranës ka publikuar pamjet kur një 28-vjeçar i vë flakën makinës së UKT-së në Bashkinë Tiranë.
Zbardhet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, tentativa për djegien e automjetit në pronësi të UKT-së në Bashkinë Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Oktan”.
Vihet në pranga një 28-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Oktan”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. J., 28 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.