I kaluan gabimisht 1.3 milionë dollarë në llogari, i riu e pëson keq pasi shpenzon të gjitha

0
286

Pasi punonjësit e bankës i transferuan gabimisht 1.3 milionë dollarë në llogarinë e tij, banori i qytetit rus Tula, e shfrytëzoi këtë moment që të blejë katër apartamente, dy vetura luksoze dhe një iPhone, e për të gjitha këto është dënuar me 6 vite burgim.

35-vjeçari Roman Yurkov mori 95.2 milionë rubla apo 1.3 milionë dollarë, pas një gabimi teknik nga ana e punonjësve të një banke.

Yurkov i është gëzuar lajmit kur e kuptoi se në llogari ka 1.3 milionë dollarë. Kështu nuk hezitoi që menjëherë t’i shpenzojë –  bleu katër apartamente, vetura dhe një telefon të shtrenjtë.

I telefonoi bankës për të verifikuar gjendjen e llogarisë së tij, nga të cilët mori konfirmimin se në llogarinë e tij janë 1.3 milion dollarë.

Këtë gabim bankar e shfrytëzoi, duke tërhequr një shumë të caktuar të parave, bleu sende dhe për 24 orë realizoi 220 transaksione.

Yurkov ka theksuar se vazhdimisht ka qenë në kontakt me punonjësit e bankës. Megjithatë, pasi e kuptuan se ishte bërë gabim, llogaria i është ngrirë, kurse Yurkov u arrestua nga policia ruse.

(E.H/Faxweb.al)