“I ke prindërit me ngjyrë”, fansat akuzojnë Rita Orën për mashtrim

0
269

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora po akuzohet për “blackfishing”.

“Blackfishing” është një term që përdoret kur njerëzit përdorin modele flokësh dhe makeup të caktuar për të krijuar disa tipare të ngjashme me ato të një personi me ngjyrë.

Përmes një postimo në Twitter, ku shfaqeshin prindërit e saj, disa ndjekës mbetën të habitur, pasi menduan se Rita ishte një këngëtare me ngjyrë, që vinte nga dy prindër me ngjyrë ose të paktën miks, por nuk është kështu. Ata nisën ta akuzonin 29-vjeçaren, pasi ka përdorur me vite një stil veshjeje dhe modele flokësh të njerëzve me ngjyrë.

“Të zbulosh se Rita Ora nuk është aspak me ngjyrë dhe të dy prindërit e saj janë shqiptarë dhe të bardhë është kaq e çuditshme”, shkruante një ndjekës.

Pavarësisht origjinës së saj, Rita ka përdorur shpesh flokët me bishtaleca, gërsheta apo modele të tjera afrikane, të cilat kanë tërhequr goxha vëmendje.l.k/abcnews.al