I kërkuan antarit të PSD ndihmë për lagjen e tyre! Erion Murataj iu “çon” investimet banorëve të lagjes Emin Matraxhiu

0
71

Pak ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, antari i Këshillit të partisë Socialdemokrate Erion Murataj paraqitinkërkesën e banorëve të lagjes Emin Matraxhiu për investime sa i takon infrastrukturës në këtë lagje e cila prej shumë vitesh ishte lënë në harresë nga pushteti vendor.

Gjatë ditës së sotme është mbledhur komisioni i këshillit bashkiak për të diskutuar në lidhje me propozimin e bërë nga Erion Murataj për të rehabilituar infrastrukturën rrugore të kësaj lagjjeje.

Pas këmbënguljes së tij anëtarët e komisionit votuan pro miratimit për të investuar në rehabilitimin e infrastrukturës rrugore që mban emrin Nazmi Hasa.

Punimet pritet të fillojnë në pak ditë.Kujtojmë që më herët banorët e lagjes Emin Matraxhiu dhe 5 Maji përmes peticionit i kërkuar antarit gë PSD ti përfaqësojë në këshillin bashkiak të Elbasanit.