I kishte ikur vajza nga shtëpia që në Maj, nëna shkon në Policinë e Tiranës dhe bën kallëzim në Dhjetor

0
97

Një grua 56 vjeçare ka shkuar në Komisariatin nr.3 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim se i është larguar nga shtëpia, vajza e saj, shtetësja me inicialet A.L 29 vjeçe.

Në kallëzim bie në sy se vajza është larguar nga shtëpia në muajin Maj të këtij viti, ndërkohë që referimi në Policinë e Tiranës vjen pas gati 8 muajsh. Megjithatë, shërbimet policore kanë nisur punën për gjetjen e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3, është paraqitur shtetasja M. L., 56 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në maj të këtij viti është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja A. L., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.