I kundërpërgjigjet Perëndimit, Rusia mbyll linjat ajrore me 36 vende të Botës, përfshirë Shqipërinë

0
172

Rusia ka marrë kundërmasa ndaj shteteve perëndimore sa i përket kufizimit të linjave ajrore, ndër masat reciproke renditet edhe bllokimi i linjave ajrore shqiptare, po ashtu presidenti Putin e quajti Biden gënjeshtar.

Rusia ka vendosur t’i kundërpërgjigjet vendeve të cilat morën masa ndaj Moskës pas sulmit të Ukrainës në 24 shkurt.

Federata Ruse ka vendosur kufizimin e linjave ajrore të 36 vendeve të botës, mes tyre edhe me Shqipërinë.

Agjencia Federale e Transportit Ajror deklaroi se masa është kundërpërgjigje ndaj ndalimit të shteteve evropiane për fluturimet e avionëve civilë të operuar nga transportues ajror rusë.

“Në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare, si përgjigje ndaj ndalimit të shteteve evropiane për fluturimet e avionëve civilë të operuar nga transportues ajror rusë dhe/ose të regjistruar në Rusi, janë vendosur kufizime në fluturimet e transportuesve ajrorë të 36 shteteve. Këto janë shtetet e mëposhtme: Austria, Shqipëria, Anguilla (Territori Jashtë Britanisë), Belgjika, Bullgaria, Ishujt e Virgjër Britanikë, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (duke përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroe dhe detin territorial), Jersey, Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Estoni”.

Nga ana tjetër presidenti Putin ka zhvilluar një takim me ministrat e Ekonomisë e Financave, si edhe me përfaqësues nga Banka qendrore ruse pas sanksioneve të Perëndimit.

Putin nuk ngurroi të lëshonte akuza ndaj Administratës Biden të cilën e quajti perandori të gënjeshtrës.

Putin: Vetë politikanët analistët dhe gazetarët amerikanë shkruajnë dhe thonë se Shtetet e Bashkuara janë bërë Perandori e Gënjeshtrës në vitet e fundit. E kam të vështirë të mos jem dakord me këtë, është e vërtetë. Mund të them se i gjithë i ashtuquajturi bllok perëndimor, i formuar nga Shtetet e Bashkuara është i gjithi një perandori gënjeshtre.

Shtetet kryesore të Perëndimit përjashtuan disa banka ruse nga sistemi Swift.