Është lançuar modeli më i ri i iPhone 13, i quajtur “Total gold”. Telefoni i ri i Apple është i larë në ar 18 karatësh dhe kushton mbi 48 mijë dollarë. Modeli vjen në sasi të limituar prej vetëm 99 telefonash, të krijuar mjeshtërisht nga dizenjuesit e kompanisë së aksesorëve luksoze Caviar. iPhone 13 Pro Max Total Gold, është punuar me stil barok artistik.
Caviar e përshkruan veten si një brand internacional për dizenjimin e telefonave dhe akseroreve të punuara me dorë nga materiale luksoze.