Policia e Fierit ka vënë në pranga 42 vjeçarin Altjon Sulejmani pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin banesës së prindërve të tij të moshuar.
Policia thotë se nga hetimet paraprake, rezulton se 42 vjeçari i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, më pas i ka mbyllur dyert në mënyrë që të mos dilnin dhe është larguar.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./abcnews.al