I merr vendin trajnerit që e shkarkoi, Mourinho rikthehet te Benfika, aty ku nisi karrierën

0
5

Jose Mourinho do të jetë trajneri më i ri i Benfikës. Trajneri portugez do të marrë drejtimin e skuadrës, që si për ironi të fatit, i kushtoi vendin e punës te Fenerbahçe.

“Special One” nuk qëndroi për shumë kohë i papunë, pasi do të drejtojë pikërisht ekipin që e eliminoi në “Play Off”-in e Champions-it.

Benfika pësoi një humbje të rëndë në javën e parë kundër Karabakut dhe kjo nuk është përtypur dot nga drejtuesit, të cilët kanë vendosur të shkarkojnë menjëherë trajnerin Bruno Lage.

Ndeshja e së martës mori një rrjedhë të çuditshme, pasi Benfika po fitonte 2-0 dhe në fund e humbi 2-3 përballë ekipit nga Azerbajxhani.

Aventura te Benfika nuk është e para për Mourinho-n, i cili pikërisht aty nisi karrierën si trajner në vitin 2000, edhe pse qëndroi vetëm 10 ndeshje.

Në Ligën e Kampionëve ai do të jetë rival i disa skuadrave të rëndësishme si Chelsea, Napoli, Juventus dhe Real Madrid.