I morën me dhunë 1 mijë euro 35 vjeçarit, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim (EMRAT)

0
105

Dy të rinj kanë grabitur me dhunë një 35 vjeçar në Tiranë.

Në pranga ka rënë 22 vjeçari Denis Saliu ndërsa në kërkim është shpallur Mehmet Jata, 23 vjeç, pasi i kanë grabitur 35 vjeçarit një shumë prej 1 mijë eurosh.

Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./abcnews.al