Shefi dhe dy policë të stacionit të policisë në Orikum janë lënë në arrest shtëpiak pasi dyshohet se i kanë marrë një shumë parash një shtetasi duke i premtuar shmangien e arrestimit.AMP bën me dije se pas një hetimi disa mujor u vërtetua se shtetasit D. L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum, A. J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum dhe A. F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum i morën një shtetasi 270 mijë lekë në këmbim të shmangies së përgjegjësisë penale.


