I mori jetën 13 personave, publikohen pamjet e rënda kur struktura e betonit bie sipër qytetarëve në stacionin në Serbi

0
86

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Novi Sad të Serbisë, ku një strukturë betoni ka rënë sipër qytetarëve në një stacion hekurudhor.

Sipas informacioneve të fundit nga vendi i ngjarjes, të paktën 13 persona kanë ndërruar jetë, siç raportojnë mediat serbe.

Shtatë automjete të emergjencës ndodhen në vendin e aksidentit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të arrijnë njerëzit nën rrënoja.

Edhe pse vetë stacioni u rinovua së fundmi, struktura e betonit e ndërtuar në vitin 1964 u shemb pak para orës 12:00.

Ndryshe, autoritetet serbe tashmë kanë nisur hetimet e para gjersa raportohet se një pjesë të stacionit e ka rinovuar një kompani kineze.

Së fundmi, në rrjet po qarkullojnë pamje të siguruara nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar momentin kur struktura e betonit shembet dhe bie sipër qytetarëve, disa prej të cilëve qëndronin ulur në stolat e stacionit.

 

 

Top Channel