Jetimi i pafajshëm Musaen Zeneli 20-vjeç u ekzekutua mbrëmë pak pas mesnate sapo kishte mbyllur ditën e parë të punës.
Adoleshenti u gjend në vendin e ngjarjes në Velipojë ku u përplasën fillimisht verbalisht dhe më pas me armë pronarët e dy hoteleve Ferrracaku dhe Gocaj për hapësirën e rërës para bizneseve të tyre për të vendosur shezlongët. Nga shkëmbimi i zjarrit 20-vjeçarin e kapi një plumb në zemër duke i marrë jetën në vend.

Reagimet me indinjatë të qytetarëve në rrjetet sociale ishin të shumta për adoleshentin jetim që në kushte të vështira ekonomike sapo kishte mbyllur ditën e parë të punës dhe në xhep iu gjetën qindarkat që kishte nxjerrë nga bakshishet e pushuesve që morën çadra e shezlongë.
“Prehu ne Paqe Musaen Zeneli, atje lart do jete me mire per ty”. “Allahu e mëshiroftë”.
“Musaen Zeneli, kamarieri jetim që u vra mbrëmë barbarisht prej dorës gjakatare të horrave, e kishte rrogën mujore aq sa kushtojnë 10 plumba të kriminelëve të cilëve nuk u kontrollohen kurrë shtëpitë dhe bizneset.
Policia jonë është e zënë me arrestimin dhe sekuestrimin e trangujve dhe majdanozit të fshatarëve, ndërsa bosat e plazheve flenë me shtetin dhe kurvërojnë me krimin” janë disa nga postimet në rrjetet sociale për masakrën që i preu jetën në mes adoleshentit në Velipojë.
Mbrëmjen e djeshme Velipoja u trondit, pasi pas një përplasje me armë mes pronarëve të hotel “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, ku mbetën të vrarë 4 persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Viktimat janë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç, ndërsa të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli./ d.b/Abcnews.al