2 shtetas të shpallur në kërkim për llogari të Policisë së Tiranës dhe Elbasanit, u arrestuan nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4.
Në kuadër të operacionit të koduar “Totali”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. O., 42 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Xhamlliku”, pasi akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin.
Gjithashtu u arrestua shtetasi S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, shtetasit F. Rr.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.