Kryeministri Rama i hoqi Taulant Ballës detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së gjatë Asamblesë së sotme Kombëtare dhe ja dha Damian Gjiknurit
Balla u emërua drejtues i qarkut të Fierit. I pyetur nëse është mërzitur me kryeministrin Rama, Balla tha se do jetë në Kuvend dhe marrëdhënia e tij me Elbasanin nuk ndryshon kurrë. Ai thumboi Gjiknurin duke thënë se në Elbasan nuk bien tërmete.
“Do jem në Kuvend që Elbasani të ketë vëmendjen e parë të qeverisë. Unë jam sa përfaqësues dhe banor i atij qarku. Tifozëria dhe marrëdhënia ime me Elbasanin nuk ndryshon kurrë. Do jem mes Elbasanit dhe Fierit. Nuk bien tërmete në Elbasan. Koha do tregojë që për atë që unë po them sot kam shumë të drejtë. Unë jam bërë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2005 dhe për çudi edhe atëherë kam qenë deputeti më i votuar. Ne gjithmonë ne kemi rifreskuar
Kam mbështetje maksimale për qeverinë e re. Ministrat meritojnë respektin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Në këtë këndvështrim do mirëpres edhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Gjatë rrugës mund të ketë edhe ndryshime, edhe përmirësime. PS do të fitojë zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2025. Ky është objektivi ynë”, tha Balla.