I moshuari i pastrehë që ktheu një shpellë në shtëpinë e tij për 50 vite

0
110

Një i moshuar në Izrael që shpenzoi 50 vite për të ndërtuar një shtëpi në një labirint nën tokë tashmë po detyrohet ta braktisë.

Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit të vendit dërgoi një njoftim dëbimi për të larguar Nissim Kahlon, 77 vjeç, nga shtëpia e tij e ndërtuar në shkëmbinjtë ranor të plazhit Herzliya, në veri të Tel Avivit, Izrael.

E mbushur me tunele të gdhendura, dysheme me mozaik të detajuar dhe një rrjet shkallësh dhe dhomash, struktura është “ilegale”dhe kërcënon vijën bregdetare të Izraelit, sipas ministrisë.

Por Kahlon është zotuar të mos largohet kurrë dhe tha se autoritetet do të duhet ta varrosin në shpellë për ta hequr qafe.

Nuk po largohem nga këtu. Unë jam gati që ata të më varrosin këtu,” tha Kahlon duke shtuar se shtëpi tjetër nuk ka.

I moshuari jetonte në një tendë përgjatë plazhit Herzliya në veri të Tel Avivit në vitin 1973, kur ai thotë se filloi të gërvishtet në shkëmbinjtë ranor dhe u zhvendos në shpellën që më pas e ktheu në shtëpinë e tij.

Me kalimin e kohës, shpella e thjeshtë u shndërrua në një kështjellë rëre, e mbushur me dru të ricikluar, metal, qeramikë dhe gurë.

Pothuajse çdo sipërfaqe e dhomës së tij kryesore është e mbuluar me mozaikë të përpunuar, të bëra nga pllaka të hedhura të çdo ngjyre që ai mblodhi nga kazanët e mbeturinave në Tel Aviv gjatë viteve. Shishet e qelqit të ricikluar shërbejnë si dekorim dhe izolim në muret e jashtme.

Çdo mur në kompleksin labirint është i lakuar, dhe shkallët përkulen dhe degëzohen përmes gurit të themelit në dhoma me dizajn dhe qëllime të ndryshme.

Kompleksi ka sistem hidraulik, një linjë telefonike dhe ndriçim elektrik në dhomat e tij të shumta, dhe Kahlon këmbëngul se ndërtimi i tij është i fortë.

Nga gurët që nxjerr unë bëj një kallëp dhe ndërtoj një mur. Këtu nuk ka mbeturina, vetëm materiale, kjo është logjika,” tha ai. “Gjithçka është e dobishme, nuk ka mbeturina.”