I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, 70-vjeçarja dërgohet te Trauma

0
2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i moshuar ka dhunuar me shkop druri bashkëshorten e tij.

Policia njofton se pas marrjes së telefonatës, ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Në flagrancë u arrestua Ali Rroshi, 76 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.