Një ngjarja e rèndë e cila tronditi mbarë opinion publik ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. 34-vjeçari Idajet Dull mbeti i vdèkur si pasojë e një gòditjeje me thíkë në zèmër. I plágosuri u transportua në spitalin e qytetit bregdetar por pa mundur të mbijetojë. Autori I këtij krimi të rëndë është Arbër Kotaj, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia e durrësit.
Burime për Faxweb kanë siguruar dëshminë e Arbër Kotaj pas arrestimit, ku në të cilën ai shprehet se konflikti nisi pasi viktima i kishte zënë rrugën dhe kishte parkuar shumë keq. Kjo ishte ajo që bëri nxitjen e debatit, i cili më pas përfundoi në fyerje dhe përdorimin e thikës. Sipas autorit viktima e kishte fyer dhe qëlluar me grushta, ndaj ai për vetëmbrojtje nxori thikën duke e qëlluar disa herë.
“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai regoi shumë ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grushta. Për vetëmbrojtje nxorra thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shumë keq”. – u shpreh Arbër Koti në dëshminë e tij.
Fax web