I njohur si “Baroni i drogës”, dyshime se Gëzim Çela u përfshi në tentativën e trafikimit të mbi 41 kg heroinë që u kap në Rinas

0
269

Të tjera detaje janë zbardhur nga hetimet për Gëzim Çelën, i njohur si “Baroni i drogës” dhe i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Flakë në det”.

Hetuesit kanë dyshime të përfshirjes së Gëzim Çelës edhe në tentativën për të trafikuar një sasi prej 41.7 kg heroinë, e cila u kap më 1 prill 2023 në afërsi të Rinasit.

Në atë kohë u arrestua 31-vjeçari Armando Papa, ndërsa mundi të largohej një tjetër person që e shoqëronte.

Papa dyshohet se ishte pjesë e të njëjtit grup kriminal që kryesohej nga Çelaj. Lënda narkotike dyshohet se ishte përgatitur në zonën e Fushë Kuqes, dhe origjinën e kishte nga Turqia./abcnews.al

Armando Papa
Armando Papa