I njohur si “Zoti i drogës”, konfiskohen pasuritë e trafikantit shqiptar të dënuar në Itali

0
2

Konfiskohen pasuritë e Alket Hatijas, trafikantit shqiptar të njohur ndryshe edhe si “Zoti i drogës”, i cili është dënuar me 20 vite burg nga autoritetet gjyqësore italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për 1 sipërfaqe toke truall, 1 garazh dhe 1 apartament në Durrës, si dhe 1 apartament në Kavajë, të regjistruara në emër të Hatijas dhe familjarëve të tij.

Alket Hatija, gjatë periudhës 2003-2004, ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali.

Ai ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast)./abcnews.al