I nxehti afrikan që ka përfshirë qarku ne Elbasanit, ka bërë që shumë qytetarë të kenë probleme shëndetësore, dhe kjo ka çuar që shumë prej tyre të paraqiten në shërbimin e urgjencës në Spitalin e Elbasanit.
100-150 persona i drejtohen spitalit çdo ditë, ndërsa mjeku Ermal Kurmaku thotë se shumica prej tyre i drejtohen repartit të neurologjisë.Gjatë javëve të fundit, nisur dhe nga dryshimet klimatike siç janë temperaturat e larta që janë shoqëruar me gjendje dehidrimi, këta [pacientë janë kandidatë që të pësojnë ato që quhen goditje cerebrale,” tha Kurmaku.
Viti pandemik, sipas specialistëve, ndikoi në rritjen e numrit të personave që shfaqën probleme.
“Kanë evituar vajtjen apo konsultimin me mjekun specialist apo ekzaminimet e nevojshme,” tha Kurmaku.
Për të shmangur problemet me shëndetin, sidomos gjatë ditëve të nxehta mjeku ka këto këshilla.
“Ekspozimi në periudhat e pikut të temperaturave, pra nga ora 10:00 deri në 16:00 të pinë sa më shumë lëngje, sidomos pacientë që vuajnë nga diabeti dhe hipertensioni,” tha mjeku.
Temperaturat e larta pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndaj mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes me ekspozimin në rrezet e diellit.