I nxehti afrikan, termometri shkon sot 40 gradë

0
98

Sipas MeteoAlb: Depërtimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojë në vendin tonë sërisht, mot të kthjellet dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në ekstremin verior duke rrezikuar rrbehse shiu. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det  me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi  veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante por temperatura ekstremisht të larta priten në gadishullin Iberik dhe rajonin e Ballkanit ndersa  gadishulli skandinav si edhe Europa Lindore  do të përjetojnë rrebeshe shiu, breshër si edhe mini-stuhi të forta ere. Po ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë në rajonin e Balltikut.