I nxehti dhe sëmundjet e zemrës, ja këshillat që jep kardiologu për të shmangur atakun kardiak

0
189

Kardiologu Andri Çabeli i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Siklajda Shorja foli për sëmundjet kardio-vaskulare dhe ndikimin që ka rritja e temperaturave në shtimin e rasteve të personave që pësojnë sulm në zemër.

Mjeku u shpreh se ekspozimi ndaj temperaturave, si të ulëta dhe të larta shoqërohet  me rritje të numrit të rasteve, sipas një studimi të kryer në Shqipëri.

Çabeli: “Të gjitha studimet në botë thonë se ekspozimi ndaj temperaturave, sidomos të ulëta çon në rritje të numrit të rasteve të personave që mund të pësojnë sulm në zemër. Këtu në Shqipëri, sipas një studimi që është bërë, kemi vënë re që ekspozimi qoftë ndaj temperaturave të larta, qoftë ndaj temperaturave të ulëta është shoqëruar me rritje të bumit të rasteve. Rritja e temperaturave tani mund të bëhet shkak për rritje të numrit të rasteve.

Pjesa e popullatës e cila është në risk, sidomos të moshuarit rekomandohet që të shmangin ekspozimin ndaj temperaturave të larta, kur kapin pikun gjatë ditës.

Nuk duhet të neglizhohen dhe të nënvlerësohen simptomat që mund të jenë kardiake sepse kjo mund të çojë në diagnostikim të vonshëm ose komplikime të mëtejshme.”

Sipas mjekut Çabeli vërehet një rritje e pacientëve në mosha të reja. Faktorët kryesorë që ndikojnë në sëmundjet e zemrës janë duhan-pirja, hipertensioni si dhe historitë familjare.

Ora news