I nxehti pushton vendin! Dita sot me diell të fortë dhe temperatura të larta

0
63

Për ditën e nesërme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta, si shkak i ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta deri mesatare nga orët e mesditës e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit. Këto vranësira në relievet e larta malore (male) do të shoqërohen me reshje shiu (pika) dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare (bezdisëse për pushuesit), lugina e male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.