Vala e të nxehtit që po përjeton vendi ynë ka shkaktuar viktimën e dytë. Një i moshuar nga Memaliaj, i identifikuar si shtetasi me inicialet S.M., 72 vjeç, është gjetur i pajetë këtë të martë nga të afërmit e tij në një parcelë bujqësore.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Memaliajt dhe dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta të ajrit.
Sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor i moshuari nuk kishte shenja dhune në trup, duke hedhur poshtë dyshimet për vrasje dhe konfirmohet se vdekja ka ardhur si pasojë e të nxehtit.
“Rreth orës 09:30, në fshatin Memaliaj, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në tokën e tij, shtetasi L. M., 66 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet për vdekje natyrale“, njofton policia.