I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro për t’i vr*rë bashkëshorten, Apeli i GJKKO lë të lirë Alban Bengasin

0
68

apeli i GJKKO ka lënë të lirë ish-avokatin Alban Brengasi.

Avokati Alban Bengasi u arrestua më 7 shtator të 2023 në aeroportin e Rinasit, teksa kishte mbërritur nga Dubai.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” ku në pranga u vu i shumëkërkuari për disa atentate dhe ngjarje të rënda kriminale, Nuredin Dumani.

Ishte dëshmia e Nuredin Dumanit ajo që ngarkoi përgjegjësinë penale të avokatit Alban Bengasi i cili i kishte ofruar Dumanit 120 mijë euro për të vrarë bashkëshorten.

 

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja, Dhimitër Lara dhe Engert Pëllumbi, sot më 27.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 25.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.B., me objekt: Kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe vendosi:

◦Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit Z. A.B. me Vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 103, datë 08.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
◦Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit Z. A.B. nga ambjentet e paraburgimit, nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.
◦Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të arsyetuar të vendimit