Jose Mourinho nuk po përmbahej në minutat e fundit të ndeshjes mes Romës së tij dhe Napolit. Trajneri portugez u lëshua gjatë kohës shtesë të akorduar nga kryesori Di Bello, që zgjati tetë minuta.
Para së gjithash, shpërthimi i gëzimit të Mourinhos erdhi në golin e El Shaarawy, i futur prej tij në lojë në minutat e fundit. Sulmuesi mposhti Meret dhe evitoi disfatën e kryeqytetasve.
Menjëherë pas golit, “Special One” filloi të bërtasë: “Është e drejtë, është e drejtë”, duke iu referuar barazimit të të tijve. Mourinho, pak minuta nga fundi i lojës shkoi te stoli i Napolit për një rivënie anësore që blutë nuk e pasuan te verdhekuqtë, në formë loje të ndershme.
Në atë moment, Rui Patricio e kishte hedhur topin jashtë kuadratit për të ndihmuar një lojtar blu që mbeti i shtrirë në tokë. Prandaj, protesta e Mourinho ishte ndaj Napolit që nuk ia ktheu topin të tijve.