Gjiko dhe Elita kanë gjetur pak kohë dhe po shijojnë pushimet në bregdetin e Dhërmiut. Çifti i njohur i showbiz-it prej ditësh postojnë foto të ëmbla, bashkë me djalin e tyre, siç është kjo e fundit që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Por më parë, Elita ka publikuar një foto ku shfaqet shumë seksi e veshur me bikini “Moschino”. Foton ia ka realizuar partneri Gjiko, dhe ai mund të shihet lehtësisht në refleksin e syzeve të moderatores shqiptare.
“I pëlqen pamja”, shkruan Elita në postimin e saj në Instagram, ku ka bërë tag bashkëshortin.