I penduari Ervis Bardhi i kërkon ndjesë familjes Beqiri, tregon si kreu vrasjen e babë e bir për 50 mijë euro

0
512

I penduar Ervis Bardhi ka kërkuar ndjesë familjarëve dhe mamasë së Gentian Beqirit dhe ka dëshmuar sot në gjykatë për vrasjen e babë e bir, ndodhur në 2012.

Me Gentianin ishin njohur në burgun e Peqinit. Gentiani shkonte të takonte shokun e tij.

Pasi ka dalë nga burgu ka treguar se ka qenë në kushte të vështira ekonomike dhe kishte nisur të bënte transport hashashi me Olsi Lekun në Lazarta. Lënda narkotike shitje në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

“Gjatë tentativës për të trafikuar një sasi të madhe në drejtim të Zvicrës na u kap malli dhe ramë gropë. Gjatë asaj periudhe filluan që të më ndjekin. Të njëjtin shqetësim më shprehu dhe Olsi Leku”

Më pas bashkpuntori i drejtësisë ka rrëfyer takimi  e parë që ka bërë me Ardjan dhe Florenc Capjan. Bardhi thekson se ka shkuar për ta takuar me Etjen Canin, Klajdi Dokollin dhe Olsi Lekun. Në atë takim ai pretendon se kanë marrë 2500 euro dhe një pistoletë me silensiator. Ndërsa takimi i dytë ka ndodhur në Krrabë

“Po kthehsha me Olsin për në Elbasan kur kemi takuar në rrugë Ardian dhe Florenc Capjan. Gjatë debateve Ardiani ka thënë që ata do na ndihmonin me para na kanë dhënë 50 mijë euro por në këmbim duhet të vrisnim një person. Ardiani më ka thënë se përse takohesh me Gentian Beqiri i kam thënë që e kam njohur në burg. Më pas gjatë debatit Ardiani më është drejtuar me fjalët dhe më tha vrasjen do ta bësh ti. U tremba se në makinë ishte dhe një person tjetër që nuk e njihja”

Ervis Bardhi thekson se kanë bërë disa plane për të kryer vrasjen por që asnjëri prej tyre nuk u dukej i arsyeshem.

Dy ditë para ekzekutimit ata kanë pirë kafe në shtëpi  e Gentian Beqirit. Bashkëpuntori i drejtësisë rrëfen se ditën kur kanë shkuar për të kryer vrasjen ishte nën efketin e drogës dhe alkolit.

Ai tregon se Etjen Cani dhe Klajdi Dokolli po bënin roje ndërsa ai së bashku me Olsi Lekun është ngjitur për në banesë  e viktimave. Bardhi pretendon se fillimisht e ka qëlluar me plumb në faqe Gentian Beqirin ndërsa më pas e ka shkrepur armën dhe 3 herë të tjera. Ndërsa Nezir Beqirin e ka vrarë Olsi Leku duke e mbytur me jastëk pasi e kishte goditur fillimisht në nofull. Pas ngjarjes ato janë larguar në drejtime të ndryshme ndërsa Olsi Leku ka bërë djegien e makinës.

Gjatë zhvillimit të seancës Ardian Capja ka reaguar disa herë duke u shprehur se Bardhi po gënjen.

Ora tv