Policia ka vënë në pranga një 37 vjeçar, i cili është pëfshirë ditën e djeshme në aksidentin me tre viktima në Rrogozhinë.
E.L. është përfshirë dje në një aksident me dy makina të tjera, ku si pasojë kanë humbur jetën dy shoferët T.M., 59 vjeç dhe B.K., 58 vjeç, si dhe R.K., 44 vjeçe pasagjere në njërën prej makinave.
Nga aksidenti mbeti e plagosur edhe një 10 vjeçare, e cila ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.
“E. L., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve shtetasit T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe shtetasja R. K., 44 vjeçe., pasagjere në mjetin me drejtues B. K. Gjithashtu është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
ora news