I plaçkiti qytetares portofolin, pranga për 22-vjeçaren në Tiranë

0
94

Një 22-vjeçare me inicialet K.M është vënë në pranga në Tiranë, pas i i ka vjedhur një qytetareje, portofolin me sendet personale dhe një shumë parash.

Njoftimi i Policisë: Tiranë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasen K. M., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Deliu”, i ka vjedhur një shtetaseje, portofolin me sendet personale dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.