I plagosur në shpatull, mjekët nuk ia heqin dot plumbin Nuredin Dumanit, dosja e tij kalon në SPAK

0
259

Nuredin Dumanit, i arrestuar mbrëmjen e djeshme nuk i është marrë ende dëshmia nga ana e prokurorëve të çështjes. Të paktën deri në orën 11:00, të mëngjesit të sotëm grupi hetimor nuk ka mundur që të administroj dëshminë e Dumanit.

Sipas burimeve, dëshmia e 38-vjeçarit nuk është marrë për shkak të gjëndjes së tij shëndetësore. Edhe pse ndaj tij është kryer një ndërhyrje kirurgjikale mjekët e Traumës nuk kanë mundur dot t’ja heqin plumbin.

Ai mbahet në një dhomë të vecantë ne spitalin e traumës dhe ruhet nga forca të shumta sigurie brenda dhe jashtë ambienteve të spitalit. Përveç efektivëve të shqiponjave të pranishëm janë edhe Forcat Reana që ruajnë Dumanin.

Ndërkohë mësohet se pëesa i përket ngjarjes së djeshme do të jetë prokuroria  e Elbasanit që do kerkojë ndaj tij masë sigurie arrest me burg. Por hetimet me pas do të zhvillohen nga SPAK pasi, struktura antikorrupsion është duke kryer hetime ndaj tij.

Janë të paktën dy dosje për të cilat prokuroria ka ngritur akuza zyrtare ndaj tij si ajo e vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durres dhe vrasja e Emiljano Ramazanit në Elbasan.