
Një person është arrestuar në Lushnje pasi dyshohet se i premtoi një shtetasi dhënien e një shume parash për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik.
I arrestuari Marin Leka teksa është marrë në pyetje ka pohuar se po bënte fushatë për subjektin e Partisë Demorkatike. Sipas burimeve, më pas ai jepte deklarime të ndryshme duke pohuar se fushatën po e bënte herë për PS, e herë për Tom Doshin, shkruan A2.
Por, më pas, efektivët e policisë në Lushnjë kanë marrë në pyetje edhe kallëzuesin. Ky i fundit ka pohuar se karta e identitetit i ishte marrë pa dëshirën e tij nga 38-vjeçari dhe se i ishte premtuar shuma prej 500 mijë lekësh të vjetra që vota e tij dhe e familjarëve t’i jepej Partisë Demokratike.
Arrestimi i 38-vjeçarit në Lushnjë vjen 3 ditë pas nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ai u arrestua pas kallëzimit të vetë personit që Marin Leka akuzohet se i kishte marrë edhe kartën e identitetit. (A2
