Një ngjarje horror ka ndodhur në indi ku për shkak të një rituali i është prerë koka një 64 vjeçareje
Mediat e huaja shkruajnë se pesë burra kanë rënë në prangat e policisë si të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarje. Trupi pa kokë u zbulua brenda një tempulli hindu katër vjet më parë.
Sandy Shaw u vra dhe iu pre koka me hanxhar në vitin 2019 në një tempull në qytetin Guwahati në shtetin verilindor të Indisë , Assam .
Policia nuk kishte bërë asnjë përparim në zgjidhjen e rastit derisa trupi u identifikua përfundimisht janarin e kaluar, duke lejuar fillimin e një hetimi të ri dhe arrestimin e të dyshuarve .
Pesë burra u arrestuan midis 25 marsit dhe 1 prillit, të cilët “kishin paramenduar vrasjen e gruas”. Ndërkaq pjesë e kësaj ngjarje duket se kanë qenë 12 persona, ku vijojnë të jenë në kërkim edhe 7 të tjerë.
Një nga pesë të dyshuarit e arrestuar, 52-vjeçari Pradeep Pathak , dyshohet se ka orkestruar sakrificën e viktimës si pjesë e një ceremonie fetare të organizuar për të shënuar përvjetorin e vdekjes së vëllait të tij, sipas shefit të policisë. “I pandehuri me sa duket besonte se kjo sakrificë do ta qetësonte shpirtin e të ndjerit”, shpjegoi ai.
Shërbimi Kombëtar i Dokumenteve Kriminale ka regjistruar 103 raste të sakrificës njerëzore në vend midis viteve 2014 dhe 2021, shumica e të cilave janë kryer në kuadër të ritualeve fetare./abcnews.al