I preu gruas fytin me thikë, i heshtur dhe kokë ulur bashkëshorti vrasës del para Gjykatës (FOTOT)

0
242

Një ditë më parë 40 vjeçari u vetëdorëzua në polici pasi kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij Anisën, pas një sherri për xhelozi që kishin në banesën e tyre në rrugën Lambro Kalconi, në Dhafni.

Gjatë orëve më vazhdim pritet edhe vendimi për dërgimin e tij në burg deri në përfundim të hetimeve. Ceremonia mortore e viktimës do të bëhet ditën e hënë në orën 11 në varrezat e Dhafnit në Athinë.

Ekzekutimi i viktimës, nënë e një fëmije të mitur ka shokuar opinionin grek dhe shqiptar. Ekspertët e kriminalistikës thonë se kanë të bëjnë me një krim makabër, marrë shkas nga rrjedha e ngjarjes, pasi autori i preu fytin viktimës në dhomën e tyre të gjumit.