Një gjykatë në Greqi dënoi me burgim të përjetshëm 40-vjeçarin shqiptar Florand Shehu i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare Anisa në korrik të vitit 2021.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në Dhafni në Athinë. Shqiptari i preu fytin bashkëshortes me thikën e mishit që përdorte në lokaln dhe më pas u dorëzua në polici.
“Kam vrarë gruan time, brenda banesës ku jetonim. Isha çmendurisht xheloz për të”, pati rrëfyer 40-vjeçari.
Vendimi për rastin e vrasjes është dhënë të mërkurën e kaluar nga gjykata, por është raportuar vetëm sot (3 dhjetor) nga mediat greke.
“Që në momentin e parë familja e vajzës së ndjerë dhe më pas avokatët mbrojtës mbështetën pretendimin për “gjendjen e qetë shpirtërore” në të cilën ndodhej i akuzuari, si dhe planfikimin që kishte bërë për vrasjen.
“Në mënyrë të pamohueshme, burgimi i përjetshëm, edhe pse dënimi më i lartë, nuk mund të përshkruajë me saktësi dhimbjen dhe vuajtjen që përjetoi dhe po përjeton familja. Qartë, shprehim kënaqësinë tonë për vendimin e marrë pas një bashkëvlerësimi të të gjitha provave të paraqitura”, deklaruan avokatët e viktimës.
Megjithatë, vrasja mund të ishte shmangur nëse policia e thirrur nga 31-vjeçarja ditët e mëparshme do të hetonte më me kujdes telefonatat e saj.
Për këtë arsye ata u pezulluan dhe ndaj tyre nisi një hetim nga policia.