Dy shtetas të mitur, të moshës 16 vjeç, janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kanë hapur llogari në “Instagram”, dhe më pas kanë publikuar fotografi të një bashkëmoshatareje të tyre, me përmbajtje denigruese.
Ndërkohë autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit.
Sakaq materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.