I riu ndërron jetë në bregdetin e Durrësit, dyshohet se pësoi infarkt

0
102

Një 22-vjeçar është gjetur i pajetë në bregdetin e Durrësit, sot rreth orës 14:00 në lagjen nr 13 Plazh.

Sipas njoftimit të policisë 22-vjeçari me iniciale L.C dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/