I riu rus aksidentalisht vret të dashurën shtatzënë gjatë një livestream

0
227

Ai përballet me 15 vjet burgim, pasi e detyroi të dashurën të qëndroj në të ftohtin e dimrit thuajse e zhveshur.

 

Vlogeri i njohur rus është shpallur fajtorë për vdekjen e të dashurës së vet, duke u dënuar me 15 vite burgim, shkruan “DailyMail”.

Ai deshi të bënte një shaka, duke e mbyllur atë jashtë në të ftoftë, por ajo përjetoi hipotermi dhe vdiq, transmeton lajmi.net.

Valentina Grigoryeva, 28 vjeçe, u detyrua nga i dashuri i saj Stas Reeflay, 30 vjeç, që të qëndroi jashtë në temperaturat nën zero.

Ai gjithashtu kishte shkaktuar lëndime tek e dashura e tij më herët në video. Ajo është e ditur të ketë qenë shtatzënë.

Ajo ishte rrahur nga i dashuri i vet vazhdimisht, trupi i saj kishte të nxira nga goditjet.

Njëri nga shikuesit dëshmoi rreth aktit të dhunshëm dhe tregoi se ai e kishte lagur atë me ujë dhe e kishte nxjerrë në të ftohtë.

Ajo provoi të mbështillej me një xhaketë, të cilën ai ia mori dhe i tha që të “kthjellej”.

Ajo qëndroi në të ftohtë për 15 minuta. Kur ai e solli brenda, skena ishte e transmetuar live tek shikuesit. Ai gradualisht e kuptoi se ajo nuk kishte puls dhe nuk po merrte frymë.

Ai filloi të provonte ta përmendte të dashurën e vet, dhe më pas prononcoi se ajo është e vdekur.

Ai thirri policinë dhe video vazhdoi të transmetohet për përafërsisht dy orë pas vdekjes së saj.

Autopsia konfirmoi vdekjen e saj nga hipotermia dhe gjithashtu faktin se ajo kishte qenë shtatzënë.  /Lajmi.net/