Një i ri shqiptar u arrestua nga policia franceze teksa transportonte një sasi lënde narkotike të llojit kokainë. Mediat e huaja raportojnë se 25-vjeçari është arrestuar në zonën e pushimit St Léger, në A10, në Charente-Maritime.
Doganierët francezë i bënë shenjë ndalimi dhe gjatë kontrollit të mjetit i gjetën në makinë 9 kilogramë kokainë
Sipas burimeve droga ishte fshehur në kutinë e vendosur poshtë levës së marshit. Vlera e kokainës nëse do të hidhej në treg përllogaritet në rreth 600.000 euro. 25 vjecari shqiptar pritet të dalë këtë të martë përpara gjykatës së Saintes.