Vjedhja e dy kasafortave nga 27-vjeçari Kristian Fusha ka marrë përmasat e një tragjedie.
Pasi mësoi lajmin e vjedhjes së banesës së motrës në “Ali Dem”, nga ana e të fejuarit të saj Kristian Fusha, Samanta Vitaj ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vetëflijuar me fotoksinë.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Koplik të Malësisë së Madhe, ku e reja me sa duket nuk ka përballuar faktin se bashkëshorti i saj i ardhshëm vodhi 100 mijë lekë të reja në kasafortën e të motrës Eva Vitaj.
Kujtojmë se Fusha dhe shoku i tij grabitën dy kasaforta nga shtëpia e motrës të së fejuarës së 27-vjeçarit nga Malësia e Madhe.
Fusha ka thënë në Prokurori se se ka vjedhur kasafortën e motrës të së fejuarës, pasi i duheshin para për të operuar këmbën. Pas vjedhjes ai u largua për në Malin e Zi, ndërsa ka thënë se pasaportat dhe kasafortat i ka hedhur në koshat e plehrave në Shkodër.
Kristian Fusha u arrestua pasi se së bashku me një person tjetër ende në kërkim, 23-vjeçarin me iniciale M.N. kanë vjedhur një vlerë prej 100 mijë lekësh nga 2 kasaforta në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë