I shumëkërkuari i policisë Leonard Duka është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri.
Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, thuhet më tej në njoftimin e policisë
Së bashku me gjashtë persona të tjerë, ata akuzohen si autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, ish polici Santiago Malko.
Gjithashtu, Duka në bashkëpunim me persona të tjerë, ka planifikuar vrasjen e Ervis Martinajt, ndaj të cilit Santiago Malko ishte krahu i djathtë dhe ka planifikuar vrasjen e Erigers Mihasit apo anëtarëve të tjerë të grupit të tyre.
Top Channel