I rrezikohet jeta? Merren masa shtesë për sigurinë e kreut të SPAK Altin Dumani. Lëviz me makinë të blinduar, pranë banesës vendoset grup policor

0
353

Merren masa shtesë për sigurinë e kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prej 2-3 javësh, drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar.

Po kështu mësohet se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor. Vetëm gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.