I rrezikshmi i Pogradecit! U arrestua për drogë e armë, Fabian Muçollari më 2016 ekzekutoi shokun për një vajzë, dëshmia: Bënte si epror, më goditi me karrige hekuri

0
2

Fabian Muçollari, 27-vjeçari i dënuar më parë për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Fabio Hila më 14 shtator 2016, është arrestuar sërish nga Policia e Pogradecit për disa vepra penale të tjera.

Muçollari, një person me precedentë të rëndë kriminalë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u vu në pranga pasi uniformat blu kishin marrë informacione se ai posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytet. Pas një ndjekjeje dhe operacioni të mirëorganizuar, policia kontrolloi fizikisht Muçollarin, automjetin e tij dhe banesën në lagjen nr. 1 të Pogradecit. Gjatë kontrollit, atij iu gjet në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, dy armë zjarri të tipit pistoletë, një silenciator, tre krehra, një shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, pesë celularë, dy karta banke, një pasaportë biometrike dhe një shumë parash në lekë, euro dhe dollarë australianë. Policia konfirmoi se ndaj tij rëndojnë dënime të mëparshme për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Muçollari më 2016 ekzekutoi me armë zjarri Fabio Hilën, atëherë 17 vjeç. Shkak i konfliktit ishte bërë një vajzë, ndërsa gjithçka kishte nisur në rrjetin social Facebook. Në dëshminë e dhënë atë kohë, Muçollari tregoi se Fabio i kishte shkruar i pari në Facebook duke i kërkuar llogari, me pretendimin se ai i kishte thënë vajzës të mos lidhej me Fabion. Ai sqaroi se në fillim i kishte kërkuar të mësonte se kush ia kishte thënë këtë gjë, por më pas mes tyre nisi një shkëmbim fyerjesh dhe sharjesh që zgjati më shumë se një orë.

Pas kësaj bisede virtuale, të dy ranë dakord të takoheshin fizikisht në rrugën “Naim Frashëri” pranë një lokali. Muçollari u kthye në shtëpi, mori një armë automatike që e mbante të fshehur në një pusetë pa ujë afër shtëpisë dhe e fshehu poshtë rrobave sportive. Më pas shkoi në vendin e takimit për të kërkuar Fabion.

 

 

Sipas dëshmisë së tij, në një moment Fabio e kishte thirrur dhe kur ai kishte kthyer kokën, kishte parë se Fabio mbante në dorë një karrige prej hekuri me të cilën e kishte goditur në shpatullën e djathtë, duke i shkaktuar hematomë. Pas këtij momenti ndodhi vrasja tragjike. Muçollari u arrestua dhe u dënua për këtë ngjarje të rëndë, por me sa duket pas lirimit nuk hoqi dorë nga aktivitetet kriminale, çka çoi në arrestimin e tij të fundit.