I shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 39 vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

0
87

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.

Policia thotë se bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “FOUR.”

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e të kërkuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 39 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar dy herë masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg,” për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”

Në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri një person.

Në datën 25.04.2024, ky person pasi është konfliktuar me shtetasin 54 vjeçar nga Tirana, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore./abcnews.al